Alrei Agjensi TuristikeAlrei Agjensi Turistike

Për tu regjisturar ju duhet të pranoni më parë termat dhe kushtet. Jeni dakortë?

Already a member?

Alrei Agjensi TuristikeAlrei Agjensi Turistike
Forgot password?

Don't have an account?

Paketa Turistike në Valbonë

Paketa turistike në Valbonë 

Paketes mund ti shtohet sipas deshires. Udhëtmimi është me mjete të fjalës së fundit të teknologjisë.

Paketat janë të ndara në disa lloje:

  • Paketa ku përfshiet: Akomodimi, Mëngjes, Drek, Shëtije në vendet dhe pikat më turistiket të Qytetit.
  • Paketa Ditore
  • Paketa Disa ditore

Shënim: Paketat prenotohen sipasë dëshirës, për më shumë informacione na kontaktoni në faqen tonë të kontaktit..

VALBONA TURISTIKE 

Klima  e luginës është mjaft e freskët gjatë verës. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri. Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Pranë lokalit është një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të Valbonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapura në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist.Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.