Alrei Agjensi TuristikeAlrei Agjensi Turistike

Për tu regjisturar ju duhet të pranoni më parë termat dhe kushtet. Jeni dakortë?

Already a member?

Alrei Agjensi TuristikeAlrei Agjensi Turistike
Forgot password?

Don't have an account?

Paketa Turistike në Shkodër

 

Paketa turistike në Shkodër

Paketes mund ti shtohet sipas deshires. Udhëtmimi është me mjete të fjalës së fundit të teknologjisë.

Paketat janë të ndara në disa lloje:

  • Paketa ku përfshiet: Akomodimi, Mëngjes, Drek, Shëtije në vendet dhe pikat më turistiket të Qytetit.
  • Paketa Ditore
  • Paketa Disa ditore

Shënim: Paketat prenotohen sipasë dëshirës, për më shumë informacione na kontaktoni në faqen tonë të kontaktit..

VENDET MË TË BUKURA NË QYTETIN E SHKODRËS

Olistolitet e Kodrës së Tepes

Gjendën në kodrat Tepes pranë Shkodrës. Janë dy blloqe gëlqerore të zonës tektonike të alpeve, të vendosura mbi flishin paleologjenik (1200m2), 10 – 15 m lartësi. Vizitohen lehtë sipas rrugës për në kalanë e Rozafës.

Mbihipja tektonike e Shirokës

Ndodhet pranë fshatit Shirokë, ku Taraboshi (zona tektonike e Alpeve) ka mbihipur mbi flishin paleogjenit të Krastë – Cukalit. Vizitohet sipas itinerarit Shkodër – Ura e Bunës – Shirokë.

Fragmenti i thyrjes tektonike Shkodër – Pejë (Karmë)

Është ndër thyerjet më të mëdha tektonike në truallin shqiptar, nga Shkodra në Pejë (Kosovë). Sipas saj bëhet kontakti tektonik i ofioliteve të Mirditës me flisjin e Krastë – Cukalit. Riaktivizimi i saj sjell tërmete. Shprehja më e qartë është në fshatin Karm të Pukës. Vizitohet sipas rrugës automobilistike Vau i Dejës – Koman.

Blloku Gravitativ i Gurit të Zi

Ndodhet pranë fshatit Gur i Zi, rreth 42 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson shkëmb magmatik mes flishit, të ardhur nga sipër shpatit, me formë të përzgjatur 100 – 120 m, gjerësi 20 – 30 m lartësi 8 – 10 m. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Guri i Zi.

Ujëvara e Thethit

Ndodhet në fshatin Theth, komuna Shalë, 900 m mbi nivelin e detit. Ujëvara 30 m e lartë, me pamje mahnitëse. Vizitohet me rrugën Koplik – Theth.

Rasa e Palajve

Gjendet pranë fshatit Palaj, komuna Shosh. Përfaqëson rrëpirë shkëmbore gëlqerore të shkallëzuar, me gjatësi rreth 1 km, lartësi mbi 200m, me zgavra e guva karstike. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Shosh – Palaj.

Guri i Lekës

Gjendet pranë fshatit Malagji, komuna Temal, rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson kreshtë dhe një greminë gëlqerore me gjatësi mbi 900 m e lartësi disa qindra metra. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Shosh – Malagji.

Shpella e Gjeçovit

Ndodhet afër fshatit Gomsiqe, në 450 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqeroret e trias – jures, është e gjatë 35 m, e gjerë 5 –6 m, e lartë 8 – 10 m, me konkrecione. Legjenda e lidh atë me At Shtjefen Gjeçovin. Vizitohet sipas rrugës Shkodër Gomsiqe.

Portat e Shalës

Gjendet në fshatin Breglum, komuna Shalë. Përfaqëson grykë lumore në formën e kanionit, të formuar nga lumi i Shalës në shkëmb gëlqeror paleozoikë. Ka gjatësi 50 m, gjerësi 20 – 25 m, thellësi mbi 200 m. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Theth – Breg Lumi.

Shpella e Thethit

Gjendet pranë fshatit Theth, komuna Shalë, 900 m mbi nivelin e detit. Është shpellë karstike në gëlqeroret e trias – jures, e gjatë mbi 150 m, me ngushtime e zgjerime, degëzime, puse e mikroforma tërheqëse. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth.

Shpella e Gajtanit

Gjendet pranë fshatit Gajtan, komuna Gur i Zi. E formuar nga karsti në gëlqeroret e trias – jures, fillon me pus karstik. Pranë është një vendbanim i fortifikuar ilir i kohës së hekurit. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkoder – Gur i Zi – Gajtan dhe rruga këmbësore.

Pragu i Kapreit

Ndodhet në afërsi të fshatit Ndërlysaj, komuna Shalë, 900 m i thellë. Përfaqëson bllok gëlqeror të prerë nga lumi i Kapreit (degë e lumit të Thethit). Ështe i gjatë 900 m, 4 m i gjerë dhe 6 m i thellë. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth – Breglum.

Shpella e Jubanit

Ndodhet rreth 300 m afer fshatit Juban, komuna Vau i Dejës. E formuar nga karsti në gëlqeroret e trias – jures, me degëzime ende të panjohura. Galeria kryesore është mbi 100 m. Ka disa zgjerime e mikroforma tërheqëse. Vizitohet me rrugën Shkoder – Gur i Zi – Juban – rruga këmbësore mali i Sheldisë.

Cirku i Gropës së Bukur së Jezercës

Njihet edhe me emrin Gropa e Jezercës. Gjendet pranë fshatit Theth, komuna Shalë. Përfaqëson gropë glacio – karstike në cirk akullnajor (gjatësia mbi 1,5 km). Ka depozitim morenikë dhe 4 – 5 liqene të vegjël akullnajorë. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Theth – rruga këmbësore.

Burimet e Shtarzës

Ndodhet afër fshatit Theth, komuna Shalë, 900 m mbi nivelin e detit. Burimi karstik del në brekçë, ku zë fill lumi i Thethit. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth.

Liqeni i Jezerces

Gjendet në cirk akullnajor të bllokut të Jezercës, rreth 20 ha, me ujë të pastër si kristali që ngrin në sipërfaqe gjatë dimrit. Bota e gjallë është e larmishme. Formon ekosistem të liqeneve alpine. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Theth – rruga këmbësore tek liqeni.

Pisha Flamur e Qafës së Pejës

Ndodhet në Qafën e Pejës, 1700 m mbi nivelin e detit. Përbën dru 200 vjeçar me kurorë në formën e flamurit, me lartësi 20 m dhe diametër trungu 1,6 m. Vizitohet sipas rrugës rurale Skodër – Theth – rruga këmbësore.

Ura shkëmbore e Markzagorës

Ndodhet afër fshatit Zagorë, 400 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson gur gëlqeror me formën e urës, të formuar nga karsti. Është i gjatë 10 m, 5 m i gjere e 3 m i larte. Vizitohet me rrugën Shkodër – Prekal.

Burimet e Okolit – Thethit

Gjenden në fshatin Theth (Nikgjonaj), komuna Shalë, pranë shtratit të lumit Theth, rreth 900 m mbi nivelin e detit. Burimi karstik del në kontaktin gëlqeror – rreshpë, me gjatësi rreth 20 m. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Theth.

Shpella e Majës së Arapit

Gjendet 840 m mbi nivelin e detit, pranë majës së Harapit, në afërsi të Thethit, komuna Shalë. E formuar nga karsti në gelqerorët e trias – jures, është e gjatë 3 km, ndërsa gjerësia e lartesia deri në 20 – 30 m, me puse uji, sifonë e mikroforma karstike. Vizitohet me rrugën Koplik – Theth – Okol – Kroi i Shtrazës – Maja e Harapit.

Gështenja e Mgullit (Pult)

Ndodhet në Pult, 700 m mbi nivelin e detit. Përbën dru me kurorë piramidale, lartësi 20 m, diametër të trungut 1,1 m dhe moshë mbi 180 vjet. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Pult.

Bliret në Lesniqe

Ndodhen afër fshatit Lesniqe, në stanet e Bratit, 1000 m mbi nivelin e detit. Janë grup drurësh me lartësi 20 m, diameter trungu 1,6 m dhe moshë mbi 120 vjet. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Lesniqe.

Kanioni i urës së Shtrenjtë

Gjendet pranë fshatit Ura e Shtrenjtë, komuna Postribë, 120 m mbi nivelin e detit. I formar nga gëlqerorët nga lumi i Kirit, është i gjatë 700 – 800 m, i thellë 5 – 6m dhe i gjerë rreth 2– 4 m. Këtu është ura e Kirit që lidh Shkodrën me Prekalin. Vizitohet me rrugën Shkodër – Prekal.

Shpella e Zhylës

Ndodhet pranë fshatit Prekal të Shkodrës, rreth 400 m mbi nivelin e detit. Është shpellë karstike në gëlqerorë, e gjatë 104 m, me galeri e zgjerime. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Prekal.

Shpella e Melagjisë

Gjendet afër fshatit Malagji të Shkodrës (mali i Cukalit), 1300 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqerorë, është 180 m e gjatë, me disa galeri, zgjerime dhe puse të thellë; liqene të vegjël dhe konkrecione. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Prekal – rruga këmbësore në Cukal.

Shpella e Muriqit

Ndodhet afër fshatit Bratosh të Shkodrës, 1567 m mbi nivelin e detit. Është formuar nga karsti në gëlqerorë, 177 m e gjatë, 10 – 15 m e gjerë dhe 4 – 6 m e lartë. Ka tri zgjerime që lidhen me galeri e konkrecione. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Prekal – rruga këmbësore në Cukal.

Kanioni i Grunasit

Gjendet në fshatin Theth, komuna Shalë, 700 m mbi nivelin e detit. I formuar nga lumi i Thethit dhe nga karsti në shkëmbinjtë gëlqerorë, është i gjatë rreth 1,8 km, i thellë 40 – 60 m dhe i gjerë rreth 4 – 6 m. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Breglum.

Kërleka e Kakisë

Gjendet në fshatin e Lekaj, komuna Shalë, 1900 m mbi nivelin e detit. Jane grup drurësh kërlekë (Pinus mugus), bimë relikte e akullzimit kuaternar, me areal 1200 m të gjatë dhe 1000 m të gjerë. Drurët janë të lartë deri 2 m, me perimetër trungu 20 – 35 cm dhe moshë 100 – 120 vjet. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Breglum – rruga këmbësore mali i Kakisë.

Shpella e Liqethit Cukal

Ndodhet në malin e Cukalit, 1200 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqerorët e kretës, është e gjatë 75 m, e gjerë 10 – 12 m dhe e lartë 26 – 31 m. Shpella ka konkrecine të shumta. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Prekal – Cukal.

Burimet e Kirit

Gjenden afër fshatit Kir, komuna Pult, 400 m mbi nivelin e detit. Burim karstik i tipit vokluzian në kontaktin tektoniko – litologjik gëlqerorë – flish. Uji i tij del gjatë një vije mbi 800 m. Prurja e tyre arrin mbi 600 l/sek. Këtu zë fill lumi i Kirit. Vizitohet sipas rrugës Shkodër –Kir.

Habitati i Salamandrës Alpine

Gjendet në veriperëndim të bllokut malor të kakisë (Bjeshka e Madhe), 1500 – 2000 m mbi nvelin e detit. Salamandrat janë zvarranikë me gjatësi 12 – 15 cm, të ngjashme me hardhucat, por me ngjyra karakteristike. Vizitohet sipas rruges Shkodër – Breglum – rruga këmbësore mali i Kakisë.

Shpella e Kataraktit

Gjendet afër fshatit Theth, 870 m mbi nivelin e detit. Njihet edhe me emrat “Ku thyen uji qafën”, “Ujëvara e Grunasit” dhe “Shpella e Ujit”. Është shpellë karstike në gëlqerore, 170 m e gjatë, me galeri, puse, zgjerime e ngushtime, sifone me ujë. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Theth – monumenti.

Fusha e Liqethit

Ndodhet në malin e Cukalit, 1200 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Lekgegaj, komuna Shllak. Përfaqëson gropë glacio – karstike në kryqëzimin e shkëputjeve tektonike. Është e gjatë 1,3 km, e gjerë 800 – 100 m. Ka disa forma të vogla karstike, cakullina, bimësi barishtore dhe një liqen të vogël gjatë shkrirjes së borës. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Cukal.

Pylli i ishullit të Franc Jozefit

Gjendet në delten e Bunës, afër fshatit Velipojë, 1,2 m mbi niveline detit. I vendosur në ishullin me të njëjtin emër (4,5 ha), përbëhet nga plep, verri dhe fletore të tjerë dhe rrënjë (dushk në rrezik zhdukje), me lartësi 12 – 16 m, diameter të trungut 30 – 40 cm, moshë 70 – 75 vjet. Përben mjedis për folenizimin e shpendëve ujore. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Velipojë – grykëderdhja e Bunës.

Lisat e Minaqit (Domne)

Ndodhen në afërsi të fshatit Domen, në stanet e bratit, 1000 m mbi nivelin e detit. Përbën grup lisash 100 vjeçarë, me lartësi 25 m, diametër të trungut 1 m. Vizitohen sipas rrugës Shkodër – Domen.

Rrepet e Vorrezave të Ramajt

Ndodhen në varrezat e Ramajve të qytetit të Shkodrës, 10 m mbi nivelin e detit. Jane disa drurë me lartësi 25 – 30 m, diameter të trungut 1,5 – 2 m, perimetër rreth 6 –7 m, ndërsa i kurorës mbi 30 – 40 m.

Çinari i Hoxhë Dheut

Ndodhet në qytetin e Shkodrës. Përben dru rrapi 140 vjecar. “Hoxhë Dheu”, ishte titulli që mbante pajtuesi i gjaqeve. I pari i familjes Hoxha, pas thirrjes së Çinarit, porositi mikun nga Postriba që t’i sillte një fidan dhe e mbolli.

Çinari i Tophanës

Ndodhet në qytetin e Shkodrës. Përbën dru rrapi, mbi 150 vjecar, që ka qënë pikë takimi e i kuvendeve për banorët. Kënga popullore thotë: “hajde t’mblidhemi tek Çinari/ me Ndocjan e me Tophanë/ mos ta lajmë na Tarboshin/ i biri i shkjëut t’ua shkelë me kamë”.

Rrapi i T’planës

Gjendet afër fshatit T’plan, komuna Shalë, 800 m mbi nivelin e detit. Përbën dru 200 vjecar, me lartësi 20 m, trashësi trungu 90 – 100 cm e perimetër 3,5 m. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth – T’plan