Himara ndodhet ne pjesen jugore te bregdetit te Shqiperise dhe ben pjese ne qarkun e Vlores. Eshte nje vend malor dhe bregdetar qe te ofron pamje te mahnitshme natyrore dhe ka klime mesdhetare.

Himara shquhet per plazhet shume te bukur me rere te bardhe te imet dhe me gura. Disa nga keto plazhe jane : Borshi, Llamana, Qeparo, Lukove, etj. Uji i Himares eshte kryesisht i ftohte per shkak te ujerave nentokesore. Disa vende me vlera kulturore te Himares jane:

1)Keshtjella e Himares, ku ende ekzistojne shenja te qendrimit te benoreve iliro-shqiptare per me shume se 3500 vjet.

2)Shen Maria, eshte kisha cudiberese me stil bizantin qe mbart shume gojedhena.

3)Kisha e Gjitheshenjtoreve e ndertuar ne 1775 ne hyrje te kalase.

4)Kisha e Shen Theodorit qe gjendet ne Dhermi.

5)Keshtjella e bukur (Palermo), ndodhet ne nje gadishull te vogel dhe eshte ndertuar ne fillim te shek XIX.

6)Qeparoi i vjeter, ka nje pamje te bukur arkitektonike dhe tradicionale te mbushur me kisha te vjetra dhe rruge me kalldreme.

7)Shpella e Pirateve qe ndodhet ne veri, eshte shume e madhe dhe mund te hysh vetem nga deti. Ka nje ambjent shume interesant per t’u eksploruar.